Kreu i socialdemokratëve në Gjermani, Martin Schulz është shpallur personi më i dështuar politikisht në vendin e tij për vitin 2017.
Sipas anketës së kryer nga Kantar Emnid dhe Funke Meidengruppe, 67 përqind e të anketuarve e kanë quajtur Schulz si humbësin më të madh të këtij viti, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info
Një tjetër 23% e kanë quajtur atë fitues, pavarësisht se Schulz kryesonte partinë e tij në rezultatet më të këqija të zgjedhjeve në historinë gjermane të pasluftës në shtator.
Sondazhi, i cili anketoi më shumë se 1 mijë persona, ka pyetur njerëzit për 10 politikanët e profilit në lartë në vend.
Përpos Schulz, edhe Angela Merkel është quajtur si dështuese, pasi 53 përqind e të të anketuarve thanë se ajo ka patur një vit të keq, ndërsa 41% thanë se “2017-ta ishte vit i mirë për Merkelin”./arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje