Lufta e Shtetit Islamik- ISIS, siç duket po gjen përkrahje edhe nga Serbia.
Nga raportet e fundit të studimeve nga nje institut britanik për konfliktet e armatosura është bërë e ditur se shumica e armëve dhe municioneve vijnë nga Lindja e Mesme dhe SHBA, mirëpo origjina e këtyre armëve duket se është edhe nga Serbia.
Nga autoritetet shtetërore Serbe bëhet e ditur se këto armë janë dërguar për ushtrinë Irakiane qysh në vitin 2003, transmeton lajmi.net.
Ky raport tregon se rreth 4,04 % e armëve dhe municioneve të përdorur nga luftëtarët e ISIS janë me origjinë nga Serbia.
Shumica nga armët e gjetura të cilat i përkasin origjinës serbe janë prodhuar para vitit 2000, ndërkaq që ka edhe të dhëna të shumta që armë të tjera janë më origjinë nga Ish-Jugosllavia.
Në këtë raport përmendet edhe Shqipëria me një përqindje të vogël të armëve të ardhura.
Sidoqoftë raporti tregon se shtetet me më së shumti armë të dërguara për rebelët Sirianë janë nga Kina dhe Rumania me 43.5 % respektivisht me 12.12 %, edhe Rusia ka një përqindje të lartë të armëve me origjinë nga ky vend që kap një përqindje prej 9,55 %. /Lajmi.net/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...