Agjencia e Regjistrimit Civil hapë qendrën për pajisje me dokumente dhe regjistrim të veturave në Komunën e Junikut.
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka përuruar qendrën për pajisje me dokumente dhe regjistrim të veturave në komunën e Junikut.Në këtë ceremoni morën pjesë: zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme AbduSelami Shkodra, kryetari i Junikut, Agron Kuç, drejtori i ARC-së, Bekim Hoxha dhe zyrtarë të tjerë.
Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra , theksoi se hapja e kësaj qendre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ngjitjen e efikasitetit dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Komunës së Junikut. Ai u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe më tej të përkrahë projekte që ofrojnë kushte më të mira për qytetarët.
Ndërsa Kryetari i Junikut, Agron Kuçi theksoi se kjo ka qenë një nder objektivat e komunës që edhe në këtë komunë qytetarët do të kenë mundësi që të aplikojnë dhe të pajisen me dokumente personale dhe për regjistrim të vetura.
Agjencia e Regjistrimit Civil, mirëpret të gjithë qytetarët e kësaj komunë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për pajisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve. Deri më tani qytetarët e kësaj komunë shërbimet i kanë kryer në komunën e Deçanit.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë