Gennaro Gattuso ka pranuar se ai mund të jetë “trajneri më i keq në Serie A”.
Patrick Cutrone shënoi golin e tij të tetë brenda këtij sezoni në minutën e 14′ të vazhdimeve duke i dhënë Gattusos fitoren e tij të tretë brenda shtatë ndeshjeve si trajner i AC Milanit, transmeton portali arbresh.info.
Ka qenë një fillim i vështirë për të në San Siro dhe Gattuso ka bërë një referencë me rezultatet e dobëta në ndeshjet e mëparshme, por ish mesfushori ka kërkuar nga skuadra e tij të rishfaq nivelin e performancës në fitoren kundër Interit edhe në ndeshjet e ardhshme.
“Ndoshta unë jam trajneri më i keq në Serie A, por unë gjithmonë dua të fitoj, madje edhe nëse luaj në kopsht me djalin tim”, ka thënë Gattuso për ‘Rai Sport’.
“Dua që djelmoshat e mi të vërtetojnë që ajo që kemi parë sonte nuk ishte maja, më pas ne do të tregojmë këtë në çdo ndeshje”
“Tani janë dy ndeshje të vështira në Serie A dhe ne kemi nevojë për pikë që të ngritemi në tabelë. Nuk shoh shumë diferencë ndërmjet kësaj performance dhe disfatës ndaj Atalantas. Disa mund të më quajnë të çmendur që e them këtë. Ne kishim në dorë gjithashtu ndeshjen ndaj Veronas derisa pranuam golin e parë si budallenj”
“Kjo është një skuadër që luan mirë deri në pengesën e parë dhe sot ne e tejkaluam këtë pengesë”
Milani viziton Fiorentinan në Serie A të shtunën e këtij vikendi./arbresh.info/
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...