Google ADS

Cristiano Ronaldo në stërvitje te Man Utd ashtu siç nuk e keni pritur

16:54 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo është parë në pjesën e stërvitjeve në Manchester United, por jo në atë mënyrë që të gjithë janë duke menduar.

Lojtari i Real Madridit ia theu zemrat tifozëve të Manchester United kur u largua nga Old Trafford për transferim te kryeqyteti spanjoll në vitin 2009, transmeton portali arbresh.info.

Që nga largimi i tij, Ronaldo shpesh është përfolur rreth një rikthimi të mundshëm në Manchester United dhe siç duket Jose Mourinho ka gjetur një mënyrë për të sjellë superyllin portugez sërish në klub.

Gjatë stërvitjeve të sotme (e enjte), lojtarët e Manchester United janë përshëndetur nga Ronaldo, por ai nuk dukej si zakonisht. “Djajtë e Kuq” ishin duke shfrytëzuar në seancën e sotme pengesa ku 32-vjeçari ishte i vendosur në to në formë të animuar.

Këto objekte të mbushura me ajër janë krijuar nga ‘Keepersport’ dhe Ronaldo ishte pjesa e animuar i vendosur tek ato.

Fatkeqësisht, për të tifozët e Manchester United kjo mund të jetë mënyra më e vetme që ata të shohin sërish fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë në Carrington./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme