Në kohën kur polemikat mbi Gjykatën Speciale në Kosovë janë në kulmin e tyre, një libër që ngre lart figurën e Hashim Thaçit është në prag botimi dhe ka shkaktuar debate të shumta.
Akuzat e lëshuara detyruan presidencën kosovare që të mohojë sponsorizimin e biografisë ku pretendohet se merita për bindjen e faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë i takon pikërisht Thaçit. Libri mban titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” dhe është shkruar nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Roger Boyes është gazetar britanik dhe redaktor diplomatik i gazetës “Times”, i cili ka eksperiencë në shkrimin e biografive politike. Suzy Jagger është zëvendësredaktore në të njëjtën gazetë.
Libri me 320 faqe botohet nga “Biteback Publishing” dhe pritet të dalë në shitje në 16 janar. Presidenti, i rrezikuar edhe vetë, sipas analistëve vendas, nga aktpaditë e Gjykatës Speciale, deklaroi një ditë më parë se nuk ka ndryshuar mendim sa i përket kësaj lëvizjeje, të cilën e cilëson një padrejtësi historike ndaj Kosovës dhe UÇK-së. Ai vetë e pranoi formimin e saj përpara dy vitesh e gjysmë, por tani thotë se kjo ka ardhur si pasojë e detyrimit të bashkësisë ndërkombëtare për marrjen e masave drastike ndaj vendit, shkruan TCH.
Për Presidentin, nisma e deputetëve që kërkojnë shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale nuk është kërkesë për të sfiduar gjykatën, por një alternativë, sikurse ka ndodhur edhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë si Kroacia, Bosnja dhe Serbia. Thaçi shtoi sidoqoftë se për çdo vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta përmbushë detyrimin e tij dhe do të firmosë./TCH
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç