Shërbimi mediatik pan-evropian ka shkruan për protestën artistike të organizatës jo qeveritare “Beyond wall” që u mbajt me 26 dhjetor, transmeton portali arbresh.info
Aktivistët në Kosovë janë varur qindra kravata në rrethojat jashtë ndërtesës së qeverisë në kryeqytet, për të protestuar kundër rritjes së pagës së kryeministrit, kështu e nis artikullin Euronews.
LEXO EDHE: Ramush Haradinaj e vë Kosovën e izoluar para Kroacisë së integruar në BE
“Kushtrim Mehmeti i OJQ-së tha se aktivistët nisën një apel për të mbledhur kravatat pasi kryeministri Ramush Haradinaj tha në intervista televizive se kishte nevojë për para shtesë pasi nuk mund të dal me çfarëdo veshje. Aktivistët mblodhën 214 kravata dhe i vendosen ata në rrethojën rreth ndërtesës së zyrave të Haradinajt”, thuhet më tej.
Ndërsa përmendet edhe që Kosova është një nga vendet më të varfra të Evropës. Si dhe mes tjerash përmendet që paga me rritje e kryeministrit Ramush Haradinaj tash është 2,950 në muaj, krahasuar me mesataren e të ardhurave mujore prej 354 të qytetarëve./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...