Grupi parlamentar i LDK-së ka mbajtur konferencën e fundvitit.
Shefi i këtij grupi parlamentar, Avdullah Hoti ka thënë se si opozitë janë duke luajtur rol kyç.
“Jemi duke luajtur një opozitë të vendosur, konstruktive në raport me interesat shtetërore dhe qytetare. Këto e kanë bërë grupin tonë si gardian të problemeve të shumta”, ka thënë Hoti, raporton arbresh.info
Sipas tij grupi parlamentar i LDK-së ka qenë mjaft aktiv në çështjet e rëndësishme si buxheti e programi i Qeverisë.
“Kemi qenë mjaft aktiv edhe tek raportet si ai i BQK, ai për kursime pensionale e raporte tjera. Kemi qenë mjaft aktiv edhe gjatë deklaratave jashtë rendit të ditës ku kemi ngritur çështje në interes të qytetarëve si shpenzimi i parasë publike, për çështje të drejtësisë, dy raste për çështje sociale, për liberalizim vizash, për dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë ai duke shtuar se kanë ngritur 35 pyetje parlamentare drejtuar kryeministrit.
“Kemi qenë mjaft aktiv tek shqyrtimi i projektligjeve. Siç e dini të gjitha projektligjet kanë qenë të udhëhequra nga LDK. Ligji për bashkësitë fetare, ligji për Prishtinën, për pronën e paluajtshme, për ndërmjetësim për shoqërinë e plotë ligje tjera”, ka theksuar ai.
Hoti ka shtuar se kanë dhënë edhe amendamente lidhur me ligjin për buxhet.
“Kemi luajtur rol të rëndësishëm tek ligji i buxhetit dhe që kanë qenë amendamente kyçe qe kemi prezantuar në këtë ligj. Po ashtu kemi qenë grup shumë aktiv që kemi kërkuar interpelanca si për ministrin e Bujqësisë, pastaj edhe për gjuajtjen me armë të ministrit të diasporës”, tha ai./Arbresh.info/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...