Google ADS

Lluka: Nuk ka rritje të çmimit të rrymës me planet aktuale

11:54 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka ripërsëritur deklaratën e shefit të tij se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Lluka ka thënë se me planet që janë bërë çmimi i energjisë elektrike do të jetë stabil, shkruan arbresh.info.

“Me insistimin e vazhdueshëm që të zgjidhet rasti i Shipitullës ky problem tashmë është zgjedhur. Me plane të reja KEK-u do të operoj me kapacitete të reja dhe atë kapacitet me rezervat aktuale mund ta bëjë deri më 15 shkurt dhe plani është që deri më 15 shkurt të arrihet tek rezervat.  Nuk do të ketë ngritje të çmimeve në Prill të vitit 2018. Sipas planeve aktuale çmimi i rrymës do të jetë stabil, pra nuk do të ketë rritje të çmimit”, ka thënë Lluka  në konferencëne  fundvitit për media.

Lluka ka folur edhe për prioritete të tjera duke përmendur këtu funksionalizimin e Trepçës dhe efiçencën e energjisë elektrike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme