Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, në konferencën përmbyllëse për vitin 2017 ka prezantuar punën 100 ditëshe të dikasterit me të cilin ajo udhëheq, shkruan arbresh.info
Ministrja Reshitaj ka thënë se e rëndësishme për të zhvilluar aktivitet politik është të zhvillohet një kornizë ligjore dhe të punohet brenda saj.
Ajo e ka veçuar si sukses zgjidhjen e problemit të banorëve të Shipitullës dhe Hadës.
“Gjatë këtyre 100 ditëve kemi bërë një plan të aktiviteteve tona ku në plan të parë kemi vendosur mbrojtjen e ambientit. Po ashtu e konsideroj të rëndësishme edhe bashkëpunimin me ministritë linje për ndotjen e ajrit. Po ashtu në planet tona kemi vendosur edhe rregullimin e shtretërve të lumenjve. Sukses të veçantë e vlerësoj zgjidhjen e problemit të zonës kadastrale Shipitullë dhe Hade dhe ne si ministri kemi filluar menjëherë me shpronësimin e tokave”, ka thënë ajo.
Ajo ka përmendur edhe udhëzimin administrativ për ndërprerjen e përdorimi të veturave zyrtare jashtë orarit të punës.
Reshitaj ka deklaruar se janë zotuar se do të punojnë në menaxhimin e mbeturinave dhe do të rrisin krijimin e zonave të gjelbërta.
Ajo në fund ka bërë thirrje për të gjithë në bashkëpunim që të ndikojnë në uljen e ndotjes së ajrit./Arbresh.info/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...