Kapiteni i Lirisë, Meriton Korenica, ka bërë një bilanc të paraqitjes së Lirisë në vjeshtë, duke e cilësuar të suksesshëm, sikurse që ka folur edhe për planet e pranverës.
Ai, shkaku i lëndimit që në javën e parë, i mungoi gjatë skuadrës, por, pas sanimit të lëndimit i është rikthyer formës së tij të shkëlqyer, duke qenë bartës jo vetëm i shiritit të kapitenit, por dhe lojës e sukseseve të skuadrës.
“Mendoj, që Liria ka patur një paraqitje të suksesshme. Kemi mundur të kemi edhe disa pikë më shumë, por fati në disa ndeshje nuk qe me ne. Pësuam gol në kohën shtesë. Po ashtu, ne kemi patur edhe lëndime të shumta. Unë një kohë të gjatë pata munguar, kurse Mevlan Zeka pothuajse tërë kampionatin ka qenë jashtë skuadrës shkaku lëndimit. Andaj, duke patur parasysh rrethanat. Mendoj që Liria ka nxjerrë maksimumin”, thotë kapiteni Meriton Korenica për faqen e klubit, përcjellë arbresh.info.
Duke folur për objektivat e pranverës ‘Toni’, pohon: “Stinori pranveror gjithnjë ngjall më shumë interes dhe garë nga klubet. Andaj, pres përplasje të madhe si për luftën për mbijetesë dhe atë për titull e Kupë. Objektivi ynë mbetet Kupa dhe pjesa e epërme, pse jo titulli. Distanca në pikë mund të ‘shkrihet’ lehtë. Do të punojmë edhe më shumë vitin që vjen dhe me ndonjë përforcim, që bordi besoj ta sjell dhe ruajtjen e kësaj kompaktësie, do të jemi edhe më të fortë dhe suksesi do të vije vetvetiu”, ka thënë kapiteni Korenica, që është edhe pjesë e U-21 të Kosovës.
Për fund në prag të ndërrimit të moteve, Korenica uron gjithë bashkëlojtarët, adhuruesit e Lirisë dhe sportistët në përgjithësi , që në vitin 2018 të kenë suksese dhe shumë fat. /arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...