MTI informon bizneset e Ferizajt me planet e Qeverisë

07:23 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, në kuadër të  aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2017”, organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Ferizaj.

Në këtë konferencë do të prezantohen planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Ferizajt lidhur me zhvillimin e sektorit privat dhe do të dialogohet drejtpërdrejt me bizneset e rajonit të Ferizajt të cilat do të kenë mundësi t’i paraqesin sfidat dhe kërkesat e tyre para përfaqësueseve të institucioneve qendrore dhe lokale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme