Dy burra në Havait që u rritën si miq të mirë bashkë për shumë se 5 dekada, kanë zbuluar së fundmi sekretin e madh midis tyre.
Alan Robinson dhe Walter Macfarlane kanë qenë miq për 60 vjet.
Të lindur në Havai 15 muaj diferencë midis tyre, ata u takuan në klasën e gjashtë dhe luajtën futboll së bashku në një shkollë prepolingu Honolulu.
Macfarlane nuk e kishte njohur asnjëherë babanë e tij po ashtu edhe Robinson. Ata kërkuan vazhdimisht përgjigje se nga e kishin prejardhjen.
Për të gjetur të vërtetën, testi i ADN-së është një nga zgjidhjet dhe analizat treguan të njëjtat kromozome që të thotë se ata janë vëllezër.
Robinson kërkoi në një faqe interneti për të gjetur lidhjet e familjes së tij.
Më vonë, ata mësuan se kishin lindur nga e njëjta nënë.
“Ishte një tronditje,” tha Macfarlane.
Ata zbuluan marrëdhëniet me miqtë dhe familjen gjatë një mbrëmje të shtunën e shkuar.
“Ishte një përvojë e madhe, shumë e madhe,” tha Robinson. “Nuk e di se sa kohë do të marrë për mua që të kapërcej këtë ndjenjë”.
Ata kanë në plan të udhëtojnë dhe të gëzojnë së bashku pas daljes në pension.
“Kjo është dhurata më e mirë e Krishtlindjeve që unë mund të imagjinoja ndonjëherë,” tha Robinson./Oranews
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...