Përderisa ne vazhdojmë të vrapojmë që të gjejmë eliksirin e rinisë, një burrë 107- vjeç nga Norvegjia ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë.
George Melford Nygaard, që do të festojë ditëlindjen e 108-të në janar, ka theksuar se ka pirë shumë duhan dhe verë, shkruan “Glomdalen, transmeton portali arbresh.info
“Nuk është e vërtetë që ju duhet të bëni një jetë të shëndetshme për të jetuar gjatë. Unë kam ngrënë dhe kam pirë gjërat që kam dashur gjatë gjithë jetës. Kam pirë shumë duhan deri në të dyzetat e mia, rreth 60 cigare në ditë dhe çdo ditë kam pirë një gotë verë”, ka thënë ai.
Nygaard morri pjesë edhe në Luftën e Dytë Botërore dhe ishte vendosur në Havai gjatë shërbimit të tij me Marinën amerikane.
Ai hoqi dorë nga pirja e duhanit në vitin 1953, por verën vazhdon të pijë.
Përkundër moshës, ai ka një mendje aktive dhe i kushton vëmendje ngjarjeve në botë.
“Donald Trump nuk është aspak i mirë për Amerikën”, ka theksuar ai.
Norvegjia mburret me 945 qytetarës e saj që janë mbi moshën 100 vjeçare./arbresh.info/
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...