Secili prej nesh ka probleme me koncentrimin, apo gjendet para një sfidë të madhe të të mbajturit në mend gjërat që kishte për të bërë.
Një studim i fundit sugjeron se dhjetë minuta në ditë stërvitje mund t’i japin fuqi trurit për të pasur fokusim më të mirë, shkruan “Health”, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit në Universitetin e Western Ontario kanë kërkuar nga një grup të rinjësh që të lexojnë një revistë për 10 minuta ose të ngasin një biçikletë stërvitje me shpejtësi mesatarisht të fuqishme për të njëjtën kohë.
Kur pjesëmarrësit përfunduan së bëri këto dy veprime, ata janë parë mbi mënyrën e reagimit përmes lëvizjes së syve.
Studiuesit kanë gjetur se ata që kishin ushtruar kanë treguar përmisim të menjëhershëm dhe se përgjigjjet në pyetjet e bëra ishin më sakta dhe më të shpejta.
Ata kanë theksuar se dhjetë minuta në ditë ushtrime mund të bëjnë trurin që të funksionojë më mirë.
Rezultatet e studimit theksojnë se këto gjetje mund të jenë efektive edhe për njerëzit me sëmundje mentale ose me sëmundje të ngjajshme./arbresh.info/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...