Google ADS

Notat e lojtarëve: AC Milan 1:0 Inter

23:44 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Milani ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale mbrëmjen e sotme (e mërkurë) pas fitores minimale ndaj Interit.

Derbi i zhvilluar në San Siro ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj në Itali përfundoi me rezultat 1 me 0 në favor të skuadrës së Gennaro Gattussos, shkruan portali arbresh.info.

Lexo edhe: Milani në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Cutrone vendimtar në derbin ndaj Interit

Anësori Suso, i cili asistoi në golin e realizuar nga Patrick Cutrone (104′), është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Sulmuesi spanjoll është vlerësuar me notën 7.9 për paraqitjen e tij solide ndaj “Nerazurrëve”.

Me notë të lartë te skuadra nikoqire është vlerësuar edhe Antonio Donnarumma (7.7), Giacomo Bonaventura (7.5) dhe Patric Cutrone (7.5).

Nota më e dobët e ndeshjes është 6.5 dhe lojtarët e vlerësuar me këtë notë janë Lucas Biglia, Manuel Locatelli, Antonio Candreva, Joao Mario./arbresh.info/

Notat e lojtarëve: AC Milan 1:0 Inter

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme