Rusia humb kontaktin me satelitin “Angolan”

23:00 | 27 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Rusia ka humbur kontaktin me satelitin e parë kombëtar të telekomit “Angola” të lëshuar në hapësirë, ka deklaruar krijuesi i saj.

Ky është një siklet i ri për industrinë që dikur e bënte Moskën të krenohej, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info

ncidenti që përfshinte Angosat-1 të bërë nga Rusia, pasoi një ngjarje të ngjajshme në nëntor kur Rusia humbi kontaktin  me një satelit të nisur nga jë kozmodrom i ri në lindjen e largët të vendit.

Energia, krijuesi më i madh i anijeve të Rusisë, i cili prodhoi satelitin për Angolën, tha se kishte arritur në orbitë dhe kishte vendosur komunikimin sipas planit, por “pas një kohe kishte humbur kontaktin me të”.

Arsyet e humbjet së kontaktit nuk janë bërë të ditura.

Energia tha se incidente të ngjashme kishin ndodhur më parë me satelitët në vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kazakistanin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme