Google ADS

Kupa e Italisë: Milani në epërsi në derbin ndaj Interit

23:08 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh Info

AC Milani ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir kundër Interit.

“Rossonerët” kanë shënuar për 1 me 0 në çerekfinale të Kupës së Italisë kundër rivalit të përbetuar italian – Interit, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra nën udhëheqjen e Gennaro Gattussos arriti të realizojë në pjesën e parë të vazhdimeve.

Patrick Cutrone realizoi në minutën e 105′ të ndeshjes pas asistimit nga Suso.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me Lazion në gjysmëfinale./arbresh.info/

Shikoni golin e realizuar nga Patrick Cutrone:

https://streamable.com/3bl6n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme