Google ADS

Pas zhgënjimit nga festivali, Redon Makashi flet më në fund për martesën

21:54 | 27 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Këngëtari i njohur Redon Makashi ishte i ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku ka folur për karrierën dhe jetën e tij personale.

Ai tha se nuk ishte i kënaqur me vendin e dytë në festivalin e RTSH, ndërsa sipas tij fituesi ishte përcaktuar më përpara.

“Çmimi i parë dihej. Kjo më preu. Unë dhe shumë kolegë të mi e dinin dhe kjo më preu fuqitë. Kënga fituese ishte shumë e bukur, por mirë do ishte që të mbahej e fshehtë”, deklaroi Makashi.

Ndërkohë i pyetur për jetën e tij personale dhe nëse ka ndërmend të bëjë dasme, këngëtari nuk e mohoi.

“E çove ku e çove sërish këtu muhabetin. Do martohem, si nuk do martohem”- u shpreh duke qeshur këngëtari./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme