Pacolli: Drejtësia duhet të përqendrohet me tepër në kriminelët e vërtetë se Albini nuk është kriminel

21:48 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Pacolli ka thënë se drejtësia duhet të përqendrohet me tepër në kriminelët e vërtetë se Albini nuk është kriminel

Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka dalë në përkrahje të Albin Kurtit me anë të një postimi në Facebook, shkruan arbesh.info.

Ai ka thënë që drejtësia duhet t’i ndjekin kriminelët e vërtetë se ajo që ka bërë Albimi nuk është krim.

Ky është postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqendrohet me tepër në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë!

/Arbersh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme