Menaxheri i klubit të Milanit, Christian Abbiati insiston që “është ende shumë herët” për të gjykuar trajnerin Gennaro Gattuso dhe ka kërkuar nga “Rossonerët” të “besojnë në vetveten”.
“Është një ndeshje e rëndësishme, një derbi që do të thotë shumë për të dy skuadrat. Është e rëndësishme për të gjithë sezonin. Ne jemi duke punuar shumë, por deri tani nuk jemi duke arritur rezultate, por kemi ende besim”, ka thënë Abbiati para fillimit të çerekfinales për Kupë të Italisë ndaj Interit, transmeton portali arbresh.info.
“Kur unë isha duke luajtur, unë duhej t’i mbyllja veshët dhe të mos i dëgjojë kritikat derisa kisha besim në vetën. Kjo është gjëja që duhet të bëjnë lojtarët tanë tani sepse ata të gjithë i përkasin Milanit. Ata thjeshtë duhet të besojnë më shumë tek vetvetja”
“Është e lehtë për të kritikuar kur nuk vijnë rezultatet, por lojtarët ishin duke punuar shumë, e shoh këtë çdo ditë në stërvitje. Është herët ende për të gjykuar Gattuson dhe ne shpresojmë se ai mund të ndryshojë imazhin këtë mbrëmje”
“Jam i sigurt që herët apo vonë Gattuso do të jetë në gjendje të shfaq karakterin e tij dhe t’i bëjë lojtarët më të uritur [për të fituar]. Ai ka qenë duke stërvitur këtë skuadër që një muaj dhe është ende shumë herët për të gjykuar. Ju garantojë se ai është duke bërë një punë të shkëlqyer”
Fituesi i derbit të sotëm ndërmjet Milanit dhe Juventusit do të përballet në gjysmëfinale me Lazion./arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...