Arsenali ka disa shqetësime rreth lojtarëve të lënduar para udhëtimit në Selhurst Park, por njëmbëdhjetësha e tyre startuese nuk duhet të jetë ndryshe nga ajo e ndeshjes kundër Liverpoolit.
Njëmbëdhjetësha startuese e Arsenalit kanë qenë e lehtë për tu parashikuar këtë sezon pasi ndryshimi i politikës së rotacionit nga Wenger ka bërë që skuadra të ndahet në dy skuadra të dallueshme, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, për shkak të një numri të madh të lëndimeve dhe ndeshjeve të shpeshta, kjo mund të ndryshojë për këtë javë kundër Crystal Palaces.
Nacho Monreal, Aaron Ramsey dhe Olivier Giroud do të mungojnë të gjithë për shkak të lëndimit. Meqenëse Arsenali tani është duke luajtur me katër mbrojtës, Shkodran Mustafi rikthehet si partner i Laurent Koscielnyt.
Në mesfushë, Jack Wilshere pritet të vazhdojë të jetë zëvendësuesi i Ramseyt. Petr Cech, Hector Bellerin, Granit Xhaka, Mesut Ozil, Alexis Sanchez dhe Alexandre Lacazette pritet të jenë gjithashtu pjesë e skuadrës./arbresh.info/
Puthje dhe ledhatime mes Rezit e Drenushës
Kurti bën homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dësh...
Elita e futbollit rikthehet me duelin Gjilani-Dukagjini
SHBA njofton misione shtesë mes përshkallëzimit të konflikti...
Florentino Perez e ka gjetur trajnerin e përsosur për Real M...
Mbi gjysmë milioni gjoba të shqiptuara, ekspertët: Gjobat du...