Zeka: Thaçi, Haxhiu dhe tre politikanë përgatiten skenarin për shfuqizimin e Speciales

21:10 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se katër politikanë në mesin e tyre edhe presidenti Thaçi dhe Baton Haxhiu, kanë qenë në dijeni për skenarin e Gjykatës Speciale.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këta kishin dy javë që kishin përgatitur skenarin për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Postimi i plotë:

Kater politikan dhe Baton Haxhiu e kane ditur skenarin per Specialen

Tre politikan, plus presidenti, kishin dy jave qe kishin pergaditur skenarin per shfuqizimin e Gjykates Speciale. Fatmir Limaj ishte mbajtur large ketij skenari, dhe totalisht i painformuar. Ne vend te Limajt, pjese e ketije grupi ishte publicisti, Baton Haxhiu.
Mbas arritjes te informacionit tek lideri i Nismes, Fatmir Limaj kishte pyetur nese “amerikanet” dhe Brukseli ishin te informuar per kete?! Sikur nen hunde, dikush i kishte thene se po.

Perjashto politikanet, kam vetem nje pyetje: Si publicist, gazetar dhe sherbetor i qytetareve, a ka pasur obligim Baton Haxhiu qe ta njoftonte opinionin per nje tentative te tille?!!! /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme