Google ADS

Barça konfirmon rikthimin e Ousmane Dembeles

21:00 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Ndeshja e parë e vitit 2018 në Camp Nou ka një rëndësi të veçantë për tifozët e Barcelonës.

Talenti Ousmane Dembele do të rikthehet te skuadra e Ernesto Valverdes katër muaj pas qëndrimit jashtë fushe, transmeton portali arbresh.info. Klubi katalunas është duke shfrytëzuar francezin për të promovuar ndeshjen kundër Levantes që zhvillohet më 7 janar.

Rikthimi i Dembeles do të jetë si një dhuratë për tifozët e Barcelonës dhe Valverden. Në fakt, ata do të jenë në gjendje të shohin atë edhe në seancën stërvitore më 4 janar në Mini Estadi.

Tiketat për këtë seancë stërvitore tashmë janë shitur të gjitha.

“Shpërndajeni magjinë e Mbretit dhe mos humbni rikthimin e Dembeles në Camp Nou”, shkruan në postimin reklamues të ndeshjes, ku gjendet edhe fotoja e lojtarit të transferuar për një tarifë rekorde në klub.

Valverde nuk e ka pasur në dispozicion Dembelen që nga muaji shtator, kur ai pësoi një lëndim në kofshë të këmbës kundër Getafes. Ai iu nënshtrua një operacioni në Finaland dhe ishte jashtë fushës për katër muaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme