Gjyshet dinë më shumë se të gjithë të tjerët
Me një buton të vetëm apo me një klikim në Google mund ta gjeni përgjigjen për shumë pyetje, por janë disa fakte që i di veç gjyshja juaj, shkruan arbresh.info
Studimet tregojnë se fëmijët e rritur nga gjyshja apo që e kanë pasur afërsi më të madhe me gjyshen, kanë qenë më të suksesshëm e më të lumtur në jetë.
Psikologët tregojnë që afërsia me gjyshen i bënë fëmijët të mësojnë të sillen mirë, jo nga frika e ndëshkimit, por nga ngjallja e parimeve të mirëfillta rreth të qenit i rritur.
Psikologët tregojnë se më mirë se kushdo gjyshet arrijnë t’i mësojnë fëmijët për sjelljet e mira, për zakonet, për traditat, t’u mësojnë fjalë e histori që kanë ndodhur ose janë përdorur në kohën e tyre dhe t’u japin një perspektivë tjetër.
Një perspektivë më shumë nga shokët e tyre duke arritur t’i bëjnë më të vëmendshëm dhe më mendje hapur se sa pjesa tjetër, prandaj thuhet që gjyshet i dinë disa gjëra më mirë se kusho tjetër./arbersh.info/
Kompania kosovare krahason gratë me “kaçikun” e pulës, reago...
Ish-bashkëpartiaku i Nenad Rashiq, themelon parti të re dhe ...
Pas dorëheqjes së Radoica Radomiroviq, Kurti emëron Nenad Vu...
Çka punojnë dhe sa paguhen kosovarët në Gjermani?
Kosova mbajti stërvitjen e fundit para udhëtimit në Lituani
50 vite karrierë, Veliaj nderon me titullin “Mirënjohja e qy...