Google ADS

Lionel Messi zbulon planin e Real Madridit për janar

19:21 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se ka paralajmëruar se gjiganti në La Liga, Real Madridi, do ta përforcojë skuadrën e tyre në merkaton e muajit janar.

Real Madridi është ende duke vuajtur nga disfata 3 me 0 e javës së kaluar ndaj Barcelonës në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info. Luis Suarez, Lionel Messi dhe Aleix Vidal të gjithë arritën të shënojnë duke u siguruar që gjiganti katalunas të ketë 14 pikë të pastra në krye të tabelës para rivalëve të tyre në La Liga.

Megjithatë, për shkak të disfatës së pësuar, presidenti Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha të hollash pas tri viteve të qeta rreth bizneseve. Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Messi ka paralajmëruar skuadrën e Barcelonës që Real Madridi do të nënshkruaj me një sulmues muajin e ardhshëm.

Problemi i ‘Los Blancos’ në front tashmë është i dokumentuar.

Cristiano Ronaldo ka qenë në formë të dobët në ndeshjet në ligë duke arritur për të shënuar vetëm katër gola deri tani këtë sezon në La Liga. Forma e Karim Benzemas është gjithashtu një tjetër shqetësim për Real Madridit që është duke e ndierë mungesën e Alvaro Moratas, i cili është shituar gjatë merkatos verore te Chelsea.

Real Madridi aktualisht ka vetëm një tjetër sulmues kryesor për ta ftuar dhe ai është Borja Mayorol, por sipas gazetës së lartpërmendur, ky i fundit nuk e ka mbështetjen e trajnerit Zinedine Zidane.

Si rezultat i kësaj, Messi mendon se Real Madridi do të investoj në një sulmues qendror kur të rihapet merkato e transferimeve në janar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme