Gianluigi Donnarumma do të mungojë në ndeshjen e sotme (e mërkurë) çerekfinale për Kupë të Italisë kundër Interit për shkak të një lëndimi në ijë.
Derbi ndërmjet Milanit dhe Interit zhvillohet duke filluar nga ora 20:45 dhe fituesi i ndeshjes do të përballet në finale me Lazion, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe | Derbi Milan – Inter: Statistika, fakte dhe parashikim
Dje ka pasur shqetësime rreth gjendjes së Gianluigi Donnarummas dhe stafi mjekësor ka konfirmuar sot që portieri nuk është i gatshëm për të qenë pjesë e lojës. Kjo do të thotë që Marco Storari do të jetë në portë te San Siro këtë mbrëmje.
Por, mbetet të shihet se Donnarumma do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës në Serie A kundër Fiorentinas./arbresh.info/
Formacionet e mundshme:
Milan: Storari; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Locatelli; Suso, Kalinic, Bonaventura
Inter: Padelli; Cancelo, Ranocchia, Skriniar, Nagatomo; Vecino, Gagliardini; Candreva, Borja Valero, Perisic; Icardi
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...