Google ADS

Formacionet zyrtare, AC Milan – Inter

19:41 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh Info

AC Milani dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të çerekfinales të Kupës së Italisë.

‘Derby della Madonnina’ vendos sërish dy rivalët e përbetuar kundër njëri-tjetrit, shkruan portali arbresh.info. Të dy palët do të përpiqen për t’iu rikthyer rezultateve pozitive për shkak të formës zhgënjyese së fundmi në Serie A.

Lexo edhe | Derbi Milan – Inter: Statistika, fakte dhe parashikim

Interi, i cili ka dështuar për të fituar tri ndeshjet e tyre të fundit, konsiderohet favorit për të vazhduar.

Po ashtu, mysafirët e këtij takimi dolën fitues në derbin e zhvilluar tetorin e këtij viti duke fituar me rezultat 3 me 2.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në San Siro duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

https://twitter.com/acmilan/status/946088217039826944

https://twitter.com/Inter_en/status/946088197645357056

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme