Ish-futbollisti i klasit botëror emërohet president i Liberisë

15:13 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ish-futbollisti i mirënjohur, George Weah, është zgjedhur president i Liberisë, përcjellë arbresh.info.

Weah është presidenti i 25-të i shtetit të Liberisë, dhe do të pasojë në këtë post presidenten e parë femër të një shteti afrikan, Elen Sirlif.

Vetë ai ka reaguar pas fitores, me anë të një postimi në “Twitter”: “Me emocionin më të thellë unë dua që të falënderoj popullin liberian që më nderoi me votën e tij. Ka për të qenë një eksperiencë e madhe”, ka shkruar Weah.

Ai është futbollisti i parë afrikan që e ka fituar Topin e Artë në kohën sa është aktivizuar te skuadra e Milanit. /arbresh.info/

138728Rezultate imazhesh për GEORGE weah

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme