Anija me turistë godet urën në Gjermani

14:44 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Dhjetëra njerëz janë lënduar si pasojë e përplasjes së një anijeje me urën në perëndim të Gjermanisë.

Policia ka thënë se 25 persona janë lënduar kur Swiss Crystal, që kishte 129 persona në bord, goditi një shtyllë të urës në Duisburg, transmeton portali arbresh.info

Niveli i ujit ishte i lartë atë kohë dhe  shtylla është zakonisht në tokë, raporton dpa.

Anija po shkonte në drejtim të rrymës në pjesën e fundit të një turneu të Rhine që fillonte dhe mbaronte në qytetin holandez të Arnhem. Ajo u nis më 22 dhjetor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme