Giroud duhet ta refuzojë këtë klub për shkak të gruas

14:04 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi francez i Arsenalit, Olivier Giroud, kishte një ofertë nga skuadra e Evertonit, transmeton arbresh.info.

Megjiathë, Gioroud nuk do të kalojë në skuadrën nga qyteti i Liverpoolit për një arsye interesante.

Lajmi konfirmohet nga trajneri i Evertonit, Sam Allardyce.

“Kemi nevojë urgjente për një sulmues që të shënojë gola, pasi kemi arritur të prodhojmë mjaftueshëm lojë. Kemi kontaktuar me Giroud dhe fillimisht ai ishte i hapur për këtë transferim, por më pas gruaja e tij vuri veton dhe bëri që negociatat të mbyllen pa nisur mirë”, ka theksuar Allardyce.

“Vetë futbollisti e mirëpret një ndryshim ambienti, pasi te Arsenali nuk po gjen mjaftueshëm hapësira, por më besoni, gratë janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes. Tani duhet të hedhim sytë diku tjetër”, ka deklaruar Allardyce. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme