Kylian Mbappe konfirmon negociatat me këtë ekip

13:21 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Futbollisti i talentuar i PSG-së, Kylian Mbappe, zbulon se kishte kontakte me Real Madridin, por në fund e zgjodhi Paris Saint Germanin, përcjellë arbresh.info.

Ai kaloi verën e fundit në PSG pas një edicioni të shkëlqyer të kaluar në Monaco.

“Është e vërtetë që kemi folur, por mendoj se tani i takon së kaluarës për mua Real Madridi”, ka deklaruar talenti i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe.

Ndryshe, Real Madrid dhe PSG do të përballën në kuadër të Ligës së Kampionëve. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme