Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Tregtisë dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kjo marrëveshje u nënshkrua për fushat të cilat do të ndihmojnë sektorin privat në aftësimin profesional të kuadrove, organizmin e shkollave profesionale, rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale.
Ndërsa ishte i pranishëm në këtë ngjarje, Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, tha se ky memorandum ka në fokus kryesor punësimin e qytetarëve të vendit.
Ai tha se pikërisht duke filluar me zbatimin e ligjeve të punës shpejt do të ndryshojë dhe gjendja e papunësisë në Kosovë, njofton Klan Kosova.
”Ideja e këtij memorandumi është që në topqendër të jetë punësimi i njerëzve. Ky koordinim na ndihmon dhe lehtëson për të përmbushur detyrat tona që na i ka besuar shoqëria”.
”Sot në vendin tonë ka njerëz që kanë nevojë për punë, ka shumë biznese që kanë nevojë për punëtorë”.
”Prioritet i yni do të jetë përgatitja dhe aftësimi profesional i punëtorëve në Kosovë”.
”Është shumë e rëndësishme të përgatisim vajzat e djemët për tregun. Me kohë të marrin orientim në këtë drejtim që do të ndihmonte për të fuqizuar veten e tyre”.
”Koha është të ndryshohet gjendja për papunësinë. Bëhuni loyal me shtetin tuaj, zbatojeni ligjin. Nëse dojmë me e bë shtetin e bëjmë bashkë”.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...