Djaloshi shqiptar që po mahnit Zvicrën

12:08 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Shumë fëmijë shqiptarë po tregojnë talentin e tyre në diasporë. I tillë është Nuel Ramaj, i cili ka impresionuar publikun zviceran.

Nueli është vetëm 10-vjeçar dhe së fundi ka lansuar një video klip me titullin “With You” (Me ty) , shkruan albinfo.ch.

Kënga është mjaft e pëlqyeshme, duke marrë edhe kritika pozitive, derisa në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në disa gara e spektakle.

Nueli ka lindur më 21 dhjetor 2007 në Münsterlingen të Zvicrës, derisa tani jeton në Romanshorn.

Prindërit e tij janë nga Kosova, derisa kanë ardhur në Zvicër nga Vitia në vitin 1989. Ata shprehën ekskluzivisht për Albinfo.ch se, synimet e Nuelit janë të mëdha për të ardhmen dhe nga ai pritet shumë në të ardhmen./albinfo.ch

https://youtu.be/SV2o-s5ZJH4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme