Google ADS

Gattuso do të vendos këtë formacion kundër Interit

11:59 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sonte nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi i qytetit të Milanit, ndërmjet Milanit dhe Interit, në kuadër të Kupës së Italisë.

Kjo besohet se do të jetë shansa e fundit e trajnerit italian të Milanit, Genaro Gattuso, pasi në rast të dështimit ai mund të shkarkohet.

Sipas “Sportsmediaset” Gattuso do të bëjë disa ndryshime të mëdha në formacionin e tij.

Kuqezinjtë do ta nisin ndeshjen me 3 sulmues duke luajtur me modulin 4-4-3, ndërsa Interi i kundërpërgjigjet 4-2-3-1. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme