Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të akuzuarve, Albin Kurti dhe Donika Kadaj– Bujupi t’i vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, respektivisht deri më datën 27 janar 2018.
Në këtë aktvendim thuhet se ankesa këtij vendimi nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit, raporton Telegrafi.
Ndryshe, deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj–Bujupi, u arrestuan me 27 nëntor të këtij viti.
Dy deputetët e VV-së kishin shkelur arrestin shtëpiak duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë.
Deputetët akuzohen lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin