Trajneri italian, Fabio Capello, ka folur për formën e mbrojtësit italian të AC Milan, Leonardo Bonucci.
Bonucci ishte befasia e verës, pasi u transferua nga Juventusi në Milan për shumën e 42 milionë eurove.
Megjithatë, ai nuk ka mundur të përsërisë formën e tij që kishte me fanellën e Zonjës së Vjetër.
Capello, i cili e u udhëhoqi Milanin drejt katër titujve kampioni në Serie A dhe një titulli në Ligë të Kampionëve në vitin 1994, i ka vlerësuar cilësitë e Bonuccit, si dhe e ka treguar arsyen pas formës së tij të dobët.
“Ai është mbrojtësi më i mirë italian kur e ka topin në këmbë. Është në mesin e tre më të mirëve në botë”, ka thënë Capello për Sky Sport Italia.
“Por, ai nuk di të mbrojë. Ka probleme të mëdha. Në Juve ka qenë i lirë dhe kjo ishte ideale për të. Është perfekt për të të luajë në sistem me tre mbrojtës. Të luash me katër është shumë vështirë”, përfundoi ish trajneri i kombëtares së Anglisë. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën