Demokraci Plus (D+) dhe Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet Çohu kanë bërë publikimin e raportit “Sa shpenzuan Partitë Politike për Zgjedhjet e 11 qershorit?”Ky raport ka bërë matjen e shpenzimeve të subjekteve politike në terren, media dhe vëzhgim të zgjedhjeve,shkruan arbresh.info.
Koalicioni PAN ka shpenzuar 1.717,155 koalicioni LAA ka shpenzuar 1.094, 076 euro kurse LVV ka shpenzuar 359 mijë e 929 euro.
Genc Nimoni nga organizata Çohu, ka thënë se shpenzimet kanë kaluar mbi një milionë euro.
“PAN ka shpenzuar 1 milionë e 717 mijë , e 155 euro, në anën tjetër LAA ka shpenzuar dikund 1 milionë e 94 mijë, e 76 euro ndërsa subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje ka shpenzuar 359 mijë e 929 euro , gjithmonë kjo i pas çmimeve tona me matje të përafërt të tregut”, ka thënë ai./arbresh.info/
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...