Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar kundër përdorimit të papërgjegjshëm të mediave sociale, në një intervistë të rrallë që kur u largua në janar.
Ai paralajmëroi se veprime të tilla po shtrembërojnë kuptimin e njerëzve për çështje komplekse dhe përhapjen e keqinformimit, transmeton portali arbresh.info
Pasardhësi i tij Donald Trump është një përdorues i madh i Twitter, por Obama nuk e përmendi atë me emër.
Ish-presidenti tha se ata në pozita të pushtetit duhet të jenë të kujdesshëm kur vendosin mesazhe, duke paralajmëruar se mediat sociale po shtrembërojnë diskursin civil.
Ai shprehu shqetësim për një të ardhme ku faktet hiqen dhe njerëzit lexojnë dhe dëgjojnë vetëm gjëra që përforcojnë pikëpamjet e tyre.
“Një nga rreziqet e internetit është se njerëzit mund të kenë realitete krejtësisht të ndryshme. Ata mund të fshihen në informata që përforcojnë paragjykimet e tyre aktuale.
“Pyetja ka të bëjë me mënyrën se si e shfrytëzojmë këtë teknologji në një mënyrë që lejon një shumëllojshmëri të zërave, lejon shumëllojshmërinë e pikëpamjeve, por nuk çon në një ballkanizim të shoqërisë dhe lejon mënyra për të gjetur një bazë të përbashkët”, tha ai .
Obama u intervistua nga Princi Harry në programin BBC Radio 4./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...