Nëse bëhet një kërkesë e tillë, pritet që Gjykata Themelore ta shqyrtojë atë më 29 dhjetor, kur edhe pritet të mbahet seanca e tyre gjyqësore.
Themeluesit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti si dhe deputetes Donika Kadaj-Bujupi sot edhe zyrtarisht u përfundon masa e paraburgimit 30 ditësh, që prej arrestimit të tyre me 27 nëntor. Dy zyrtarët e LVV-së edhe “De Jure” kanë kryer obligimin një mujor për qëndrim në burg.
Kësisoj, Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas ligjeve në fuqi, sot duhet tu’a ndërpresë këtë masë Kurtit dhe Kadaj-Bujupit. Kështu ka thënë për “Indeksonline”, avokati Tomë Gashi.
Sipas tij,rasti i Kurtit është një lojë politike dhe se qëndrimi i tij në paraburgim ka qenë dhe është padrejtësi.
“Gjykata s’mund të mbajë më shumë lidhur me çështjen e paraburgimit. Sot mund ta ndërpresë. Por është çështje e gjykatës që ta vlerësoj se a është e nevojshme. Dhe shpresojmë se do t’i ndërpritet paraburgimi pasi që është në interes të drejtësisë”, ka thënë ai.
Më tej, avokati Gashi thotë se caktimi i paraburgimit ndaj Albin kruti dhe deputete tjerë ka qenë krejtësisht i panevojshëm meqenëse rastet për të cilat ata janë akuzuar ishin kryekëput politke.
“Gjuajta e gazit s’ka ndodhur për arsye personale dhe tjetër përveç se të parandalohet demarkacionit në vitin 2015 që do ta dëmtonte Kosovën. Poashtu edhe ndalimi i krijimit të “Zajednicës” apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që Kosovën do ta bllokonte dhe s’mund të funksionet si shtet normal, pasi këto komuna do të ndërlidheshin ndërmjet vete dhe do të ishte merimanga dhe hudhja e gazit ka qenë për këtë arsye”, është shprehur ai.
Ndryshe, edhe avokati Arim Salihu, i cili mbron Kadaj-Bujupit, është i bindur se në këtë seancë gjyqësore klientja e tij por edhe Albin Kurti do të lirohen, shkruan Indeksonline.
“Prokuroria mund të propozojë vazhdimin sepse ne kemi seancën e fundit më datën 29 dhjetor, pra kur edhe është fjala përfundimtare. Unë mendoj se edhe nëse kërkohet vazhdimi i paraburgimit nga prokuroria, ata do të lirohen më 29 dhjetor. Besoj 100 për qind”, ka thënë ai. /Indeksonline/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin