Në emisionin “200” në Alsat M i ftuar ishte Ziadin Sela ku foli për deklaratën e Zoran Zaev-it i cili dje shprehu keqardhje për zhvillimin e ngjarjeve në raport me Aleancën.
“Zoran Zaev nuk duhet të shqetësohet dhe nuk ka nevojë që ai të merakoset dhe të shqetësohet për premtimet që i ka dhënë para qytetarëve dhe të punojë me seriozitet që t’i përmbush ata”, u shpreh Sela.
I pyetur se pse nuk e votoi prokurorin publik për të vazhduar me reformat në drejtësi ai tha se ka pasur arsye të fortë.
“Prokurorin publik nuk e kam votuar sepse kam një arsye të fortë, në Kumanovë kam një kryetar dege (duke aluaduar në Isuf Seferi) babain e të cilit (Arif Seferin) e kanë burgosur dhe e kanë mbytur në burg pikërisht këta gjykatës andaj unë s’mund të votoj për një prokuror të tillë. Për këto çështje janë marrë vesh LSDM dhe BDI”,ka deklaruar Sela. /albeu.com/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...