Kryepeshkopi Janullatos mori nënshtetësinë shqiptare nga Presidenti Meta, por lobimi për marrjen e saj nuk ka munguar vazhdimisht nga nivelet më të larta të politikës greke
Burime nga ish stafi i Presidentit Moisiu thanë për gazetën “Panorama” se si Presidenti grek Kostis Stefanopoulos ashtu dhe Presidenti Karolos Papoulias kanë ndërhyrë pranë Moisiut që ai t’i dekretojë nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, më 20 Tetor 2004, Presidenti Stefanopoulos i ka kërkuar Presidentit të Shqipërisë që ta shikonte kërkesën e hershme të Janullatosit për nënshtetësi shqiptare, kërkesë që ishte refuzuar deri në atë kohë nga presidentët paraardhës të tij.
Sipas burimit, Presidenti Moisiu e ka justifikuar mosdhënien e nënshtetësisë shqiptare me faktin se edhe përfaqësues të besimeve të tjera, katolike, nga Italia apo Kroacia, por dhe të besimit mysliman, që kanë ardhur nga vendet myslimane kishin bërë të njëjtën kërkesë. Sipas Presidentit Moisiu, nëse nënshtetësia do t’i jepej kryepeshkopit Janullatos, atëherë kjo do krijonte precedent dhe për kërkesat e tjera. Këtë justifikim Presidenti Moisiu ia ka bërë dhe pasardhësit të Stefanopouls në krye të shtetit grek, Karolos Papoulias.
Menjëherë pas zgjedhjes së Papouliasit në krye të presidencës greke, ai është takuar në Janinë me Presidentin Moisiu, mandati i të cilit vazhdoi mes dy presidentëve grekë. Edhe Papuliasi i përsëriti kërkesën e tij Moisiut. Por kreu i shtetit shqiptar i dha të njëjtën përgjigje edhe homologut të ri grek, sipas së cilës dhënia e nënshtetësisë për kryepeshkopin Janullatos do të krijonte probleme dhe me besimet e tjera. Në këtë mënyrë, që prej vitit 1992, kur Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare do të depozitonte për herë të parë kërkesën e tij për nënshtetësi shqiptare, do ta fitonte atë vetëm pas 25 vjetësh nga Presidenti Ilir Meta./Panorama
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...
Anija italiane nis një tjetër grup emigrantësh për në Shëngj...