Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari shpreh shqetësimin për injorimin e mërgatës shqiptare për të dërguar fëmijët e tyre që të mësojnë në gjuhën shqipe, me pretekstin se gjuha shqipe është pengesë për të arritur njohuri në gjuhën vendase, shkruan albinfo.ch.
Me anë të një komunikate, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, kërkon nga mërgata shqiptare në Gjermani, përfshirë edhe shoqata dhe biznese që të ngrenë zërin kundër kësaj dukurie, pasi fëmijët e mërgimtarëve nuk duhet të harrojnë gjuhën shqipe, identitetin dhe kulturën kombëtare-shqiptare.
“Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, krahas përpjekjeve për ngritjen e vetëdijesimit të mërgatës sonë shqiptare, që pa fajin e tyre iu janë dhënë botës si zogj shtegtarë, për dërgimin e fëmijëve në mësimin e gjuhës shqipe, vazhdon të jetë këmbëngulës, së bashku me bashkatdhetarë në rrugën e dritës, të rilindësve, për gjuhën shqipe. Gjuhë, e cila për fat të keq, te fëmijët tanë mërgimtarë, ka filluar të zbehet dhe padashje po injorohet me konstatime të gabuara, kinse gjuha shqipe është pengesë për të arritur njohuri në gjuhën vendase, mbase ca bashkëkombës, shkojnë edhe më tutje, duke thënë: Fëmijëve tanë nuk iu duhet gjuha shqipe, ngaqë ne jetojmë në dhe të huaj! Ndërsa, të tjerët, thonë: Fëmija im nuk ka kohë, për të humbur, për ta mësuar gjuhën shqipe, ka mjaftë mësime tjera dhe aktivitete të lira!”, thuhet në komunikatë, njofton Mustafë Krasniqi.
“Duke parë këtë rrezik ngritim zërin dhe ju ftojmë që së bashku, shoqata e biznese, të bëhemi një, ngaqë një atdhe, një gjuhë e flamur kemi. Të gjithë për rrugën e dritës, gjuhën e ëmbël ta mësojmë, gjuhën shqipe. Të mos biem pre e hijeve të mekura, të bëhemi lajm i mirë, që edhe fëmija ynë mërgimtar ta flasë gjuhën shqipe, ta njohë identitetin, e kulturën kombëtare-shqiptare”, thuhet më tutje në njoftim.
Mesazhi është i qartë. “Pra, koha është për rikthimin te shkronjat e shqipes, këngëtimi i saj te fëmijët mërgimtarë, të mos e lëmë pengë porosinë e rilindësve tanë, të mos e injorojmë gjuhën tonë, kontributin e dhënë, të patriotëve shqiptarë për shenjtërimin, gjuhën shqipe!”.
Shoqata kërkon që edhe Prishtina e Tirana të bëjnë më shumë në këtë çështje./albinfo.ch/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...