Parashikimi i motit për Maqedoninë

08:10 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoni do të jetë i vranët, ndërkaq do të ketë edhe periudha dielli të përkohshme. Pritet që të fryj erë e lehtë në drejtimin jugor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëpër lugina do të ketë shfaqje të mjegullës. Vranësirat do të rriten në pjesën perëndimore të vendit që në orët e natës do të sjell të reshura shiu.

Temperatura do të lëvizë nga 7°C e deri më 13°C. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, ndërkaq temperatura do të arrij deri 8°C./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme