Një studim i ri ka arritur në përfundimin se ilaçet e përdorura për të trajtuar refluksin acid janë lidhur me një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme.
Inhibitorët e pompës së protonit (IPP) ulin nivelet e aciditetit të krijuar në stomak, prandaj përdoren për të trajtuar refluksin acid dhe ulcerën në stomak, shkruan Independent.
Studimi është bërë në një periudhë prej 6 vitesh, dhe jane analizuar të dhënat e më shumë se 3 milionë njerëzve, për të krahasuar përdoruesit dhe jo përdoruesit e ilaçeve për trajtimin e ulcerës në stomak.
Gjatë studimit, të publikuar te revista BMJ Open, ata analizuan gjithashtu të dhënat e rreth 350 mijë personave për të krahasuar rrezikun e vdekjes mes atyre që përdornin ilaçet IPP apo ndonjë lloj tjetër ilaçi për uljen e aciditetit në stomak. Krahasuar me ilaçet e tjera, rezultoi se njerëzit që përdornin ilaçet IPP ishin 25% më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nga çdo shkaktar.
Megjithatë, duhet thënë se studimi është vetëm vëzhgues, prandaj nuk ka përfundime mbi shkakun apo efektet. Thuhet se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim ishin të moshuar, veteranë të racës së bardhë, kështu që nuk mund të jetë gjithëpërfshirës./opinion/
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...