Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka akuzuar ish ministrinë e Financave, Avdullah Hoti se shkaku i tij vendi është rrezikuar me terr energjetik.
Madje ai ka thënë se 100 ditë të Qeverisë Haradinaj janë më efektive se sa siç ka thënë Mustafa dhe Hoti të qeverisnin për 100 vjet, përcjellë Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Lekajt në Facebook.
“Hoti në teori e nëpër studio televizive “hot” i nxehtë, por tre vite ia kanë humbur Kosovës, sikur të mos ekzistonin fare.
Të gjitha temat për të cilat Avdullah Hoti po thotë se janë shkelje ligjore, kanë pritur në sirtarët e tyre dhe nuk kanë gjetur zgjidhje asnjëherë.
Duke filluar me energjinë elektrike, Shipitullen dhe Haden, ky Avdullah është ai i cili e ka rrezikuar Kosovën me terr energjetik dhe tre vite se kanë zgjidhë këtë çështje, ndërsa qeveria Haradinaj për vetëm 100 ditë ju dha zgjidhje jo vetëm çështjes së energjisë por edhe çështjes për pensione të veteranëve të luftës e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të saj. Ishte publike dhe kishte pjesëmarrës edhe ish kolegë ministra të Avdullahut kur u nënshkrua “Kosova e Re”, mbi një miliard euro investim me mbi 10 mijë të punësuar, investim që do ta forcojë pavarësinë e Kosovës, edhe ky projekt ka qenë i lënë anash nga ish’at. Zgjidhje për 100 ditë qeveria Haradinaj ju dha edhe temave që kanë të bëjnë me infrastrukturë, nga dinamika e tij janë zhbllokuar të gjitha projektet e mëdhaja të autostradave. Qeveria Haradinaj sot i ka dhënë seriozitet përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Qeveria Haradinaj për 100 ditë është ma me peshë se 100 vjet të Ises po t’ia mbërrinte me qendru në krye të ekzekutivit.
E dashtën “Avdullahat” ose Jo, kjo qeveri do ta shtyjë përpara Kosovën, aty ku ka “kritika” është mëse e sigurtë se ka pasur punë, sepse në të kundërt ne e kemi rrëzuar ish qeverinë për mos punë, dhe kjo i djegë mëse shumti z.Avdullah.
Na vjen keq prej Kosovës që ka humbur tre vjet më një qeveri siç ka qenë ajo ku Abdullahu ka qenë ministër. Na vjen mirë që këta nuk kanë mundesi të stagnojnë edhe me tutje Kosovën duke mos marrë vendime”.
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit