E pabesueshme, por lideri i vendit të izoluar “ec” nëpër rrugët e Seulit, në Korenë Jugore.
Njerëzit nuk ndalojnë së kthyeri kokën dhe vështrojnë me habi nëpër rrugët e Seulit, shkruan abc, transmeton portali arbresh.info
Por sigurisht, ky nuk është udhëheqësi i Koresë Veriore që jeton në Phenian. Ky është Dragon Kim, që ngjan me Kim Jong-un.
I veshur me kostum të ngjajshëm si lideri, ai përshëndet të gjithë njerëzit që sheh nëpër rrugët e Seulit.
Dragon Kim u lind dhe u rrit në Korenë e Jugut. Ai fitoi një diplomë bachelor në biznes nga Universiteti i Illinois në Urbana-Champaign dhe është multilingual. Flet rrjedhshëm anglisht, koreanisht, japonisht dhe kinezisht.
Aktualisht ai drejton një agjenci që ndihmon studentët e Koresë së Jugut për t’u shkolluar jashtë vendit.
Për shkak se miqtë i kanë thënë se si ngjan me liderin e Koresë Veriore, ai ka marrë vendim që të ngjajë me të edhe për nga veshja dhe frizura.
Dragon Kim përpos Seulit, performancë të njejtë kishte bërë edhe një Nju Jork, ku habiti një pjesë të madhe të qytetarëve amerikanë./arbresh.info/
Përfaqësuesi i Koresë së Veriut në OKB mohon dërgimin e trup...
Blinken sot në Izrael, bisedime për rinisjen e armëpushimit
Sulm izraelit pranë një spitali në Bejrut, vriten 4 persona ...
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg për korrupsi...
“Flas me të çdo ditë” – Sahin flet për yllin e ri të Real Ma...