Gerti Çarçani është personi që merret me çështjet e medias në FSHF dhe menaxhon komunikimin e trajnerëve dhe futbollistëve të Kombëtares me ta.
Ai ka qenë i ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel”, ku ka folur për punën e FSHF-së dhe për trajnerin Panuçi.
“Puna ime nuk janë thjesht njoftimet për mediat apo konferencat, por një punë me të gjitha moshat, për të reflektuar pjesën që futbolli është pasion, sidomos për fëmijët”.
“Duam të çojmë futbollin në çdo cep të Shqipërisë. Prioritet i FSHF-së është futbolli i fëmijëve”, tha Çarçani.
Në lidhje me trajnerin e kombëtares Christian Panucci, ai tha: “Është shumë rigoroz, por lojtarët tanë luajnë jashtë, janë profesionistë dhe e shikojnë këtë si diçka normale. Me disiplinën, Panucci nuk bën kompromis”. ka përfunduar Çarçani.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...