Venezuelë: 44 të burgosur politikë janë liruar nga burgu

22:20 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

 44 të burgosur politikë janë liruar nga burgu

Autoritetet kanë treguar që 44 aktivistë të krahut të djathtë janë liruar nga burgu, raporton reuters, transmeton arbresh.info.

Administrimi i Nicolas Maduro ka thënë që që edhe 80 aktivistë të tjerë do të lirohen nga burgu.

Të arrestuarit janë liruar me 23 dhjetor pas një kohë të gjatë në burg.

Aktivistët kanë thënë që qeveria ka tentuar ta manipulojë gjykimin e tyre për të fituar pikë politike.

Trembëdhjetë nga ata që u liruan u parakaluan para kamerave televizive në një takim me një zyrtar të lartë, Delcy Rodriguez, i cili i ngriti zërin, por gjithashtu uroi atyre një Krishtlindje të lumtur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme