Google ADS

Liberianët mund të zgjedhin President ish-futbollistin George Weah

21:57 | 26 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Liberianët kanë votuar për të zgjedhur presidentin e ri , ku edhe është zhvilluar një betejë e ashpër mes nënkryetarit Joseph Boakai dhe ish futbollistit ndërkombëtar George Weah.

Weah, 51 vjeç, fitoi raundin e parë, por nuk siguroi 50% të votave të kërkuara për një fitore të plotë, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Sfidat ligjore kanë vonuar votimin për të zëvendësuar Ellen Johnson Sirleaf, Presidenten e parë femër të zgjedhur në Afrikë.

Pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët, por pritet që rezultati të dërgojë në një transferim të plotë të pushtetit gjatë këtyre 73 vjetëve.

Më shumë se dy milionë njerëz kanë të drejtë vote.

Rezultati i zgjedhjeve pritet të shpallet në fund të kësaj jave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme